Ambasada amerikane ka një njoftim për të gjithë ata që duan të kthehen në SHBA

Ambasada Amerikane ka publikuar një link, në të cilin qytetarët që duan të riatdhesohen në ShBA, mund të shohin përmes regjistrimit nëse ka fluturime të tjera për atje.

Ambasada ka bërë të ditur se dy fluturime veçse janë realizuar.

“Të gjithë në Ambasadë dhe në Seksionin Konsullor shpresojnë që të gjithë të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm, dhe gjatë kësaj kohe pasigurie të kujtoni se çfarë është e rëndësishme në jetë, si familja”, thuhet në njoftim.