amazon

Amazon ribrandon Twitch Prime, bëhet Prime Gaming

Ditën e Hënë Amazon ribrandoi suitën e video lojërave për tu përshtatur me emërtimet e shërbimeve të tjera dixhitale si Prime Video dhe Prime Reading.

Emërtimi i ri Prime Gaming vjen për të zëvendësuar Twitch Prime ndërsa asgjë tjetër nuk ka ndryshuar.

Vjen si pjesë e shërbimit Amazon Prime që përfshin të gjitha shërbimet e kompanisë. Amazon nuk shpjegoi arsyet pas këtij ndryshimi.

Mbase sepse shumica e konsumatorëve Amazon Prime nuk janë në dijeni që Twitch Prime vjen si pjesë e abonimit të tyre.

Mbase ka disa konsumatorë të cilët nuk përdorin platformën e Twitch por që janë të pasionuar pas lojërave.

Nuk dihet nëse amazon ka në plan të ndryshojë ofertat e Twitch Prime. Kompania spekulohet se është duke zhvilluar një shërbim streaming të ngjashëm me Google Stadia, Nvidia GeForce Now apo Microsoft xCloud.

Amazon gjithashtu është një publikues lojërash edhe pse titujt si the Grand Tour Game apo Crucible nuk kanë tërhequr audiencë.