Alush Musaj rizgjedhet rektor i Univeristetit “Isa Boletini”

Këshilli i Drejtues i Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” sot ka zgjedhur rektorin e këtij institucioni të dijes.

Me nëntë vota të këtij Këshilli është rizgjedhur në pozitën e rektorit Alush Musaj.

Për Musajn kanë votuar të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, teksa tre kandidatët tjerë nuk kanë marrë vota.

Në garën për rektor kanë qenë edhe Islam Fejza, Blerim Baruti dhe Qazim Tmava.