Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se i deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson këtë parti në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.
Siç bëhet e ditur, Gashi do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve Kamala Harris.
Postimi i plotë:
I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.
Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.
LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.







