Altin Shira dhe Young Zerka lansojnë këngën e re “Sikur ta dije”

Altin Shira dhe Young Zerka të premten kanë prezantuar këngën e re “Sikur ta dije”.

Projekti, i dyshes së njohur të skenës muzikore, është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Zerka bashkë me Kledi Bahitin, kurse ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Kënga ritmike dhe me plot ngjyra besohet se do të pëlqehet nga fansat dhe publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit nga Shijaku.

Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë i tyre, marrë parasysh se ata i takojnë zhanreve të ndryshme muzikore.