Boksierja kosovare

Alnera Brahimi në finale të Evropianit për juniorë

Boksierja kosovare Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Brahimi në gjysmëfinale sot e mposhti estonezen Aleksandra Meliss bindshëm me 5:0. Ajo garon në kategorinë deri 70 kilogramë.