Almeda Abazi në zi, humb gjyshin e saj

Dita e sotme (e enjte), ka qenë e kobshme për Almeda Abazin.

Kjo për shkak se aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, ka humbur një person të afërt dhe shumë të dashur për të.

Abazi, në një postim në InstaStory ka bërë të ditur për fansat se gjyshi i saj ka ndërruar jetë.

Foto: Almeda Abazi/Instagram

Nëna e dy fëmijëve postoi një fotografi të gjyshit të saj teksa mbante në duar një fëmijë.

Foto: Almeda Abazi/Instagram

“Ah o gjysh ah. Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar Almeda në mbishkrimin e imazhit.

Rikujtojmë që moderatorja nga Shqipëria prej vitesh jeton në Turqi, atje ku ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, çifti janë prindër të dy fëmijëve.