Alma Lama i reagon Haki Abazit: “Mjerë Kosova kë e ka në krye”

Ish- deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

Ajo ka shkruar se “mjerë Kosova kë e ka në krye”.

“As idenë që është zëvendëskryeministër i një shteti tjetër nuk e ka, nuk e di çfarë është respekti institucional, marrëdhëniet ndërshtetërore, i futë hundët në punët e shtetit tjetër duke sharë e fyer”, ka shkruar Lama.

Reagimi i plotë:

Thenie filozofike e rende!

Mjere Kosova ke ka ne krye,

As idene qe eshte zvkryeminister i nje shteti tjeter nuk e ka, nuk di cfare eshte respekti institucional, maredheniet ndershtetetore, i fut hundet ne punet e shtetit tjeter duke share e fyer.

Mire qe nuk i merr njeri seriozisht andej matane kufijve. Perndryshe, per nje deklarate te tille duhet me e thirr ambasadorin dhe me se paku me ja dhene nje note proteste.

Ndryshe, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar ndaj disa deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Abazi në një postimi në Facebook ka thënë se të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet se Shqipëria nuk ka det.

Mes tjerash Abazi ka përmendur edhe Veriun e vendit në reagimin e tij.

“Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë”, ka shkruar Abazi

Ky është reagimi i plotë i tij:

Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.

Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.

Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.

Rama poashtu tha se nuk ka te arrestuar, por e verteta është se ka njerez të arrestuar- e vërteta nuk ngulfatet nga patronizimi dhe injoranca e as me ekonomizimin me të vërtetën po as me ngjyrat që shkarravisin mbi të zezat.