Me Empolin

Allegri për golin e Ronaldos: Një moment magjie nga një lojtar i jashtëzakonshëm

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar paraqitjen e Cristiano Ronaldos në fitoren prej 1 më 2 ndaj Empolit.

Ronaldo shënoi një gol të jashtëzakonshëm, dhe për atë Allegri thotë se ishte një moment magjie nga portugezi.

“Goli ishte një moment magjie nga një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është diçka të cilët fëmijët do të tentojnë ta kopjojnë. Është më e lehtë të entuziazmosh të rinjtë me këtë se sa t’u shpjegosh taktikat”, ka thënë Allegri.