“Allahu ua shpërbleftë mundimet”, Duda Balje poston foton me mbulesë

Deputetja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, ka publikuar disa fotografi me mbulesë

Balje në profilin e saj në Instagram, ka publikuar dy fotografi ku shihet me mbulesë.

Ajo është komentuar shumë edhe për veshjen e saj dhe paraqitjen në publik, por kësaj radhe duket krejtësisht ndryshe.

“Allahu ua shpërbleftë mundimet”, ka shkruar Balje në njërën prej fotografive të postuara.

Ndryshe, Balje përveç punës së saj si deputete dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë, njihet edhe për pamjen e saj të cilës i kushton mjaft rëndësi.