X Factor Albania

Alketa Vejsiu goditet me një kanaçe në skenën e X Factor Albania

Mbrëmjen e djeshme, në një nga netët kulmore të spektaklit të muzikës ‘X Factor Albania’, ndodhi një incident i pazakontë.

Alketa Vejsiu, moderatorja e spektaklit, u përball me një situatë të pakëndshme.

Teksa atmosfera e natës ishte në kulmin e saj dhe emocionet e finalistëve dhe të pranishmëve ishin të larta, një kanaçe u hodh drejt moderatores.

Foto: X Factor Albania/YouTube

Ngjarja ndodhi në një moment delikat, teksa Vejsiu po shpallte emrin e një prej finalistëve të edicionit, por kanaçja, për fat të mirë, nuk e preku Alketën.

Menjëherë pas ndodhisë, Alketa Vejsiu ndali spektaklin dhe reagoi me profesionalizëm dhe vendosmëri.

“Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo i paaftë është njëri nga konkurrentët. Ky është një djalë fitues absolut dhe ky është një shembull shumë i keq që mua më revolton shumë dhe më vjen shumë turp që ndodh kjo, po ndodh ç’t’i bësh”, tha ajo me një ton të vendosur, ndërsa shfaqja u ndërpre për disa momente.