Këngëtarja

Alketa: Jeta më ka mësuar që kur bie shi të them sa mirë që po bie shi

Alketa Vejsiu njihet si një person shumë pozitiv, andaj e tillë është shfaqur edhe në një postim të fundit.

Prezantuesja Alketa Vejsiu pozitivitetin e ka treguar nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se jeta e ka mësuar ta pranoj realitetin ashtu siç është, një këshillë shumë e mirë kjo për ndjekësit.

”Me te gjitha ulje ngritjet e veta, jeta me ka mesuar qe edhe kur bie shi te them sa mire qe po bie shi, dhe kur del diell ti gezohem diellit! Ndaj me te gjitha sprovat, sfidat, te papriturat ( sepse jetes i duhen jetuar te gjitha ngjyrat), ky qe po le pas ka qene megjithate nje vit i mire!”, ishin fjalët e saj pranë fotos.

Alketa është aktive në llogarinë e saj në Instagram aty ku publikon shpesh edhe fotografi të tjera, qoftë me stil tejet elegant qoftë sportive.

Është e angazhuar edhe si prezantuese në ‘DWM’ aty ku po ashtu e shfaqë pozitivitetin.