alkekengi

“Alke Kosova” nënshkruan katër kontrata me bujqit e Malishevës

Kompania “Alke Kosova” ka nëshkruar katër kontrata me bujqit e Malishevës për kultivimin e e fidanit alkekengi i cili kultivohet në Itali dhe ka një rendiment të lartë.

Drejtori i “Alke Kosova” Ragip Berisha theksoi se garanton bujqit e Kosovës se ky produkt do të ketë rendiment të lartë dhe do të ndikojë në zhvillimin e bujqesisë.

Bujqit e Kosovës do ta eksportojnë këtë produkt në Itali me një çmim të kënaqshëm që përmes kontrates ju garantohet edhe çmimi ka theksuar Berisha. Alke Kosova është kompani shqiptaro italiane dhe ka hapur zyret në Komunen e Malishevës. Së shpejti do të ketë kontrata edhe me bujq të qyteteve tjera.