Pyjet

Aliu:Gjendja e pyjeve shumë e rëndë edhe pse Haradinaj ka lidhje me malet

Lëvizja Vetëvendosje ka folur sot për gjendjen e pyjeve në Kosovë.
Anëtari i saj Liburn Aliu, teksa ka folur për gjendjen e rëndë të pyjeve në Kosovë tha se kishte shpresuar që kjo gjendje do të përmirësohej pasi në krye që Qeverisë erdhi kryeministri Ramush Haradinaj.

“Duke e ditur se ai ka lidhje me malet po e them këtë”.

Aliu tha se më e mira do të ishte largimi i tyre nga Qeveria.

Ndërsa shfaqi brengën për rrezikimin e jetës së rojeve të pyllit duke e përmendur një rast kur një roje e pyllit ishte lënduar.

Aliu ka thënë se sistemi i menaxhimit të pyjeve është i mbushur me burokraci. Ai tha se për prerjen e pyjeve ka lëndë në gjykatë, por ato janë për prerës të vegjël.