Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O.

Ministri i Infrastruktuës, Liburn Aliu, në emisionin “Context” ka treguar pse Qeveria i tha tender grupit të Radoiçiqit.

Sipas tij, kompania në fjalë nuk ka qenë në listë të zezë dhe ka marrë edhe më herët tendere të tilla, kryesisht nëpër komuna.

“Sa i përket kontratës në fjalë bëhet fjalë për një kompani që nuk ka qenë në listën e zezë, të kompanive të papërgjegjshme, pra Kosova ka listën e kompaive të papërgjegjshme e cila kompani nuk ka qenë asnjëherë në listën e zezë, ka marrë edhe më herët tender kryesisht nëpër komuna dhe në ministrinë ku unë sot e drejtoj. Kjo kompani kësaj radhe e ka marr këtë tender në konzorciumme kompaninë tjetër, pra është kontraktori i dytë dhe pas daljes së këtij lajmi jemi duke u merr më këtë cështjen dhe futjen e kësaj kompanie në listën e zezë dhe kontratën ekzistuese”, tha ai.