Aliu thotë se Bislimi e kishte thënë të vërtetën kur deklaroi se nuk po e zë gjumi që një javë

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Liburin Aliu ka komentuar deklaratën e ish ministrit të Financave, Besnik Bislimi i cilte kishte thënë se nuk po e zë gjumi natën për shkak se VV-ja po rritet shumë.

Aliu në DPT te Fidani në T7 tha se Bilsimi e ka thënë të vërtetën dhe se kanë arsye për të qenë të shqetësuar për atë që i pret.

“Besnik Bislimi e ka thënë të vërtetën, e ka thënë qysh është ndje, Duhet të jesh i shqetësum për atë që të pret”, tha Aliu.

Bislimi kishte deklaruar se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, e këtë e cilësoi si të frikshme.

Ai tha se si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka probleme me gjumin.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, kishte deklaruar Bislimi.