Aliu takon delegacionin e UNDP-së, diskutohet për klimën, mbrojtjen e medisit dhe turizmin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti në takim me delegacion e UNDP-së në Kosovë, të prirë nga Koordinatorja për Zhvillimin e KB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suoko, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Niels Knudsen, udhëheqësja e programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe ambient, Enisa Serhati, dhe Shefi i zyrës së UN Habitat në Kosovë, Omar Siddique.

Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me UNDP për çështje me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin e MMPHI-së.

Pjesë qendrore brenda diskutimit zunë projektet që kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijësimit për ndryshimet klimatike, rishikimin e mundësive të reja për mbrojtjen e mjedisit, projektet për restaurimin e burimeve natyrore, reduktimin e gazrave në natyrë, si dhe puna që duhet bërë drejt hartimit të politikave që e promovojnë turizmin.

Aliu theksoi se për çështje që lidhen me mjedisin, infrastrukturën dhe zhvillimin e turizmit, ministria që ai drejton është përherë e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë.

Posted by Liburn Aliu on Friday, 16 April 2021