deputeti vv-Së

Aliu pret që PSD t’i bashkohet qeverisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë në emisionin Frontal të T7 se nuk është për t’u habitur nëse Partia Socialdemokrate i bashkohet Qeverisë.

Aliu thotë se PSD do ta sigurojë stabilitetin e Qeverisë, që VV dhe LDK dëshirojnë ta rrezojnë.

Sipas deputetit të VV’së, PSD duke e prezantuar rezolutën për t’ia bërë Thaçit ekipin negociator, e kanë bërë dëmin më të madh.

Prandaj, Aliu thotë se nuk habitet po ta sheh PSD’në e Shpend Ahmetit pjesë të Qeverisë, bashkë me PDK’në, Nismën, AAK’në e AKR’në.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/aliu-pret-qe-psd-t-i-bashkohet-qeverise-602838/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=