Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka folur në tubimin e thirrur nga kjo parti.

Ai ka thënë se 15 vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje është vetëm vazhdim i këmbënguljes së popullit për liri dhe sipas tij, Vetëvendosje po vazhdon çlirimin.

“Sot është dita e çlirimit të Prishtinës tonë të dashur dhe ne po takohemi në këtë shesh që mbanë me vete kujtime të shumta si dhe ende mund të dëgjojmë jehonën e thirrjeve liri – barazi. Kjo ditë në këtë shesh na e kujton atë këmbëngulje të atyre vajzave e djemve në ato vite. Ne jemi popull kryengritës dhe këmbëngulës që nuk heq dorë nga liria e tij, por kjo ditë po ashtu shënon edhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk është gjë tjetër përveç vazhdim i kësaj përpjekje, pas 15 vitesh që e themeluam Lëvizjen Vetëvendosje sepse thamë që ende nuk u kry. Vetëvendosje deri në çlirim të plotë të vendit. Për Lëvizjen që nuk ndalet, përvjetor janë pikat, shikojmë vetën ,arritjet dhe rrugën që na pret, si përvjetor të themelimit, si ato të rënies së aktivistëve tanë, ne e vlerësojmë punën tonë”.