Aliu: Jemi në pritje të surprizave, se çka do të ndodhë në Washington!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet të shkojë në takimin e Washingtonit.

Madje sipas tij, takimi në Washington është enigmatik.

“Takim ku mungon fituesi i zgjedhjeve, platforma dhe barazia në tavolinë. Jemi në pritje të surprizave se çka do të ndodhë në Washington S’mund të pritet diçka nga ky takim”, tha Aliu në Kanal 10.

Sipas deputetit të VV-së, prej shtetit serb nuk pritet asnjë kompromis.

“Prej Serbisë s’pritet asnjë kompromis, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kosovën”, shtoi ai.