Aliu i VV-së: Do të marrim hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e Haxhi Shalës

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, është i pari që ka marrë fjalën në këtë seancë

Ai ka thënë se do të marrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e kompromituar të deputeti Haxhi Shala.

Tutje Aliu tha se presidenti po bredhka odë më odë që t’ia bëjë votat dekreteve anti-kushtetues. Dhe kjo votë sipas Aliut ishte po ashtu përcaktuese.