Faton Aliti

Aliti: Talat Xhaferi është kryeministër me fuqi të plotë

Analisti Faton Aliti deklaroi se Talat Xhaferi është kryeministër me të gjitha atributet që i takojnë një kryeministri.

Ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk njeh kryeministër teknik.

“Themi kryeministër teknik, por kjo është vetëm një formulim. Kushtetuta e Maqedonisë nuk njeh kryeministër teknik, Kushtetuta e Maqedonisë njeh kryeministër dhe z.Talat Xhaferi është kryeministër me të gjitha atributet që i takojnë si kryeministër. Përveçse kuptohet në bazë të kodit zgjedhor ato kufizimet, punësimet, prokurimet publike e të tilla”, tha Aliti në Pressing.

“Nuk ka ndonjë ndryshim tjetër përveç kësaj, dhe kjo i bën mirë edhe Maqedonisë si shtet, sepse në pasqyrimin e shtetit në arenën ndërkombëtare, Maqedonia megjithatë po përfaqësohet si një shtet i cili ka një masë kritike politike, që me gjitha gjasat nuk është shumicë, por është e mjaftueshme që në momente kritike të di të ndërtojë partneritet…”, u shpreh ai.

VIDEO BONUS: Gjurmët e frenimit në vendin ku u mbyt Lulzim Fejzullahu dhe djali i dajës që qan