Alissoni e Fabinho e kryejnë karantinën në Spanjë

Lojtarët e Brazilit, Alisson Becker dhe Fabinho, do të udhëtojnë drejt Spanjës për ta kompletuar karantinimin 10-të ditor pas detyrës që e patën me përfaqësuesen e tyre.

Që të dy do të jenë të gatshëm për lojë për Liverpoolin në duelin kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve të martën.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se dyshja nuk ka shans të luajë në Premier League kundër Watfordit të shtunën.

Për këtë arsye, Alisson dhe Fabinho nuk do të kthehen në Angli ku do të duhej të izoloheshin për 10-të ditë pasi luajtën kundër Venezuelas dhe Kolumbisë në udhëtim, dy shtete këto që janë në listën e kuqe të Britanisë. Për këtë arsye është bërë udhëtimi drejt Madridit.