Aligatori gjigand ndërprenë lojën e golfit (FOTO)

Një lojë golfi është ndërprerë në Karolinën Jugore, të SHBA-së, për shkak se një aligator prej tre metër e gjysmë ka hyrë në fushat e lojës.

Cory Grimes, asistent në klubin e golfit Long Cove Club, në ishullin Hilton Heard, tha se të gjitha lojërat janë anuluar të martën për shkak të një aligatori gjigand, i cili u fut në fushën e lojës.

“Po lëvizte nga një fushë në tjetrën, dhe lojtarët u tmerruan nga ai” tha Gimes për mediat lokale.

Klubi e shpërndau një fotografi të zvarranikut në faqen e tyre në Facebook.

“Mysafiri ynë special është vonë për kohën e çajit të mëngjesit në Long Cove Club” shkruhet në postim.

Grimes tha se ka ndodhur disa herë që aligatorët të hyjnë në fushat e golfit, por një i tillë nuk është parë asnjëherë.