Istogu

Ali Nimanaj nga PDK emërohet nënkryetar i Istogut

Udhëheqësi i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Istog, Ali Nimanaj, është emëruar nënkryetar i komunës.

Ditë më parë, PDK ishte takuar me LDK-në për të biseduar mbi mundësitë e bashkëudhëheqjes së komunës, duke ndarë drejtoritë.

Në marrëveshjen për bashkëqeverisje, PDK mori Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorinë e Administratës.

Ndërkaq, në pozitën e Nënkryetarit të Komunës, u emërua sot Ali Nimanaj.

Nimanaj ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Istogut në zgjedhjet e 17 tetorit por që nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për balotazhin që u bë mes LDK-së dhe AAK-së