Ali Berisha fuqishëm kundër “Mini Shengenit Ballkanik”: Është proces skandaloz!

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Ali Berisha dhe njëri nga me të votuarit ndër kandidatët në Pejë, ka dalë kundër idesë së ashtuquajtur “Mini-Shengen”, iniciativë kjo që po shtyhet përpara nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.

“Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia, është i pakuptimt shengeni Ballkanik, duke pasur parasysh faktin se po ashtu në këtë proces skandaloz nuk janë përfshirë Sllovenia dhe Kroacia. Orientimi ynë drejt BE-së dhe NATO-s, duhet te jetë i pa lëkundur. Serbia po armatoset me tekniken më të rëndë luftarake nga Rusia”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, ti mbyllësh sytë para kësaj situate është krejt e pa logjikshme dhe shumë e rrezikshme në këto rrethana.

“Publikimi i hartës, ku Kosova eshtë brenda hartës së Serbisë dhe heshtja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë nuk do koment. Çdo lëvizje që e cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës duhet të jetë e papranueshëm si për Shqipërinë po ashtu edhe për të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur”, ka shkruar në fund Berisha. /Ballkani.info/

loading…