Ali Ahmeti nesër udhëton në Hagë për t’iu përgjigjur Speciales

Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani nga gazetarët sot u pyet edhe për thirrjen e Ahmetit nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.

Osmani tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, një ndër liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Specialja është ftuar si dëshmitar

Kryetari i BDI-së, një muaj më parë konfirmoi se është thirrur nga Gjykata Speciale dhe se do të shkojë të dëshmojë.

Ahmeti pritet që nesër më dhe pasnesër të dëshmojë në Speciale.