Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Specialja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij do të vazhdojë në orën 09:30 në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Ahmeti ishte ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm.