Algjeria refuzon Rusinë, nuk i lejon të ndërtoj bazë ushtarake në territorin e saj

Algjeria ka refuzuar kërkesën e Rusisë, që ti lejojë ndërtimin e bazave detare dhe ajrore në territorin e saj. Informacionet në lidhje me interesat e Rusisë për të ndërtuar baza ushtarake në Algjeri, ishin bërë publike muajin e kaluar, por zyrtarisht nga pala ruse nuk kishte asnjë konfirmim apo mohim në lidhje me lajmin.

Sipas mediumit rus “Kadara”, Algjeria do të kufizoj bashkëpunimin me Federatën Ruse vetëm bashkëpunimin ushtarako-teknik.

Sipas ekspertëve ushtarakë, Rusia është e interesuar që të forcoj pozicionin e saj në përmes ndërtimit të bazave ushtarake, ku si opsione përmenden Kuba, Venezuela dhe Algjeria. Për momentin Rusia ka bazë ushtarake vetëm në Siri, çka nuk i mundëson të rris prezencën e saj në ujërat e ngrohta të Mesdheut dhe Atlantikut.

Pas refuzimit të Algjerisë, Rusisë si opsione i mbesin vetëm Kuba e Venezuela, por edhe këto dy shtete nuk është se janë opsione të sigurta, për shkak të problemeve të brendshme politike. Në Kubë dhe Venezuelë, çdo ditë e më shumë janë duke u rritur kërkesat e banorëve për demokratizim, çka do të qonte në rënien e pushteteve totalitare të Kastros dhe Hugo Chavez, e që do të pasohej me largimin e Kubes dhe Venezuelës nga sfera e ndikimit rus.