Alexina Graham, engjëllushja më e re e ‘Victoria’s Secret’

Kjo bukuroshe ka një përvojë shumëvjeçare në pistat e modës në mbarë botën, ndërsa për herë të parë ka veshur kreacione të “Victoria’s Secret” në vitin 2017, në Shangai.

Njëra nga arritjet më të mëdha në botën e modelimit është fitimi i statusit të engjëllushes së shtëpisë së famshme të modës “Victoria’s Secret”, çka tani i ka shkuar për dore edhe një bukurosheje britanike.

Alexina Graham, 29-vjeçare, është fytyra dhe trupi më i ri i markës së famshme “Victoria’s Secret”, i cili përreth vetes mbledh disa nga manekinet më të bukura dhe më seksi në botë. Britanikja atraktive tani edhe zyrtarisht është bërë “engjëllushe”, ndërsa marka e njohur i ka dëshiruar asaj mirëseardhje. Kjo bukuroshe ka një përvojë shumëvjeçare në pistat e modës në mbarë botën, ndërsa për herë të parë ka veshur kreacione të “Victoria’s Secret” në vitin 2017 në Shangai, por tani ka fituar krahët e engjëllushes.

Se sa është bërë e popullarizuar Alexina tregon fakti se ajo është angazhuar për revynë e ardhshme të modës, që do të mbahet në fund të këtij viti në Nju Jork. Alexina me lajmin për angazhimin e saj të ri është mburrur në rrjetin social “Instagram”.

“Kjo është çmenduri. Çfarë realizimi i ëndrrave. Statusi i engjëllushes. Faleminderit ‘Victoria’s Secret’ për besimin në këtë kokë të kuqërremtë, jam shumë e nderuar që tani jam pjesë e kësaj familjeje. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë më tutje”, ka shkruar ajo përkrah fotos në të cilën ajo pozon me krahët e engjëllushes, shenja e njohur e kësaj marke