Alex Rodriguez shpreson të martohet me Jennifer Lopez në vitin 2021

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, pretenduan të martohen vitin që lamë pas.

Për shkak të pandemisë coronavirus, atyre iu desh që organizimin ta shtyjnë për tre herë me radhë, shkruan Daily Mail.

Ndërkaq, në një paraqitje në ‘The Tonight Show’, Alex ka folur më shumë rreth propozimit të tij ndaj artistes.

“Ne tentuam dy herë në vitin 2020. I anuluam për shkak të COVID-19. E dini, në basketboll thonë që, hera e tretë është magjepsëse, kështu që po shpresojmë”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Jennifer është shprehur se ata veçse janë ‘të martuar’, por që ende po presin për kohën e duhur

Dyshja përndryshe filluan romancën në shkurt të viti 2017, kurse bënë të ditur fejesën në mars të 2019-tës.