Aleksandar Vuçiq: Kjo gjë më bindi që të mos e njohim Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk reagoi fare ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se do të votonte pro në një referendum paqësor e demokratik për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Vuçiq tha se ndërkombëtarë do t’i thonin Serbisë se nuk po e harron të kaluarën në rast se do të kërkonte bashkim me Republikën Srpska.

“Imagjinoni që njëri prej nesh tha që Republika Srpska dhe Serbia duhet të bashkohen. Pyetja ime është a e dini se sa do të reagonin. Ata do të reagonin menjëherë. Pra, të njëjtën gjë do të na e shpjegonin për një sekondë se ne jemi njerëzit e së kaluarës dhe se ne jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se për këtë arsye është i bindur se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, teksa shtoi se është e rëndësishme që “ta dëgjojmë njëri-tjetrin edhe kur mendojmë ndryshe”.

“Kur filluam dialogun, të gjithë patën mundësinë, si sot, ta shprehin mendimin e tyre. Unë e di që nuk ishim ‘engjëj të bardhë’, por mendoj se një faktor i jashtëm ishte kyç për shkatërrimin e Jugosllavisë”, tha Vuçiq për TV Pink.

Vuçiq tha se e kupton se Serbia humbi në Kosovë gjatë viteve 1961-1991.