AKR

Aleanca Kosova e Re shpall zgjedhjet e brendshme

Aleanca Kosova e Re nesër do të shpall zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.

Përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se konventa nis në ora 13:00.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 27.10.2018, Aleanca Kosova e Re zyrtarisht shpall zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.

Ceremonia solemne hapjes së Konventës Zgjedhore do të mbahet nesër në Hotelin “Emerald” në Prishtinë, me fillim në orën 13:00″, thuhet në këtë njoftim.