Albumin ‘United State of Albania’ nga PINT tash mune ta gjeni edhe online

PINT kanë publikuar albumin e tyre më të fundit edhe në platformat ‘online’.

‘United State of Albania’ është alubmi më i ri nga reperët e labelit PINT, të cilin fansat po e presin tash e sa kohë.

CD-të me këngët e albumit kanë filluar të shpërndahen nga 17 shkurti, ndërsa që nga mbrëmë është publikuar edhe nëpër platforma të ndryshme muzikore, si për t’u dëgjuar ashtu edhe për t’u blerë.

Platformat si ‘Spotify’ dhe ‘Apple Music’ ju mundëson ta dëgjoni albumin me 23 këngë, ndërsa atë mund ta blini në ‘iTunes Music’ si dhe përmes ‘Amazon’ për ta pasur në telefonin tuaj.