Albumi i fundit i Loredanës nxjerr në dritë të pathënat e jetës së saj

Pas zhdukjes së bujshme nga rrjetet sociale dhe rikthimit po aq të bujshëm në Instagram, Loredana arriti të marrë vëmendjen e botës për të promovuar albumin e saj të ri.

Fillimisht, lajmin për këtë projekt të ri e dha faqja Modus Mio në Instagram, e cila shkruan se Loredana është rikhtyer për të mbrojtur fronin e saj:

“Mbretëresha Lori është rikthyer për të mbrojtur fronin e saj. Më në fund me një album të ri Medusa që do të lancohet në 11 dhjetor. Cover-in mund ta shohim në fillim”.- shkruhej në postim.

Mirëpo, rikthimin e saj Loredana nuk e la pa një koment personal, teksa ndau një video të albumit të saj të ri të titulluar “Medusa”.

Çfarë na bëri përshtypje ishte fjalia që reperja shkroi krahas postimit:

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- shkruan Loredana, e cila sqaron se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit.

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa“- shkruan Loredana krahas videos.

Në fakt, mendja na shkon tek ndarja e saj me Mozzik, raporti i tyre dhe problemet e shumta me drejtësinë.

Mezi po presim të dëgjojmë muzikën e reperes, për të mësuar versionin e saj të historisë!