Albulena Haxhiu thotë se PDK po laritet që të bëhet pjesë e qeverisë

Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë se arsyetimet e PDK’së për të mos dhënë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit janë absurde.

“Sjellja dhe arsyetimet e Partisë Demokratike për të mos dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të inicuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE janë absurde. Por vetëm deri në momentin kur e kupton se ky subjekt në fakt nuk është subjekt opozitar. Prandaj nuk sillet si një i tillë. Tjetër shpjegim nuk ka. Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga nisja e mbledhjes së nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Që atëherë ka arsye, ka nismë, ka thirrje, ka adresë për rrëzimin e qeverisë, por nuk ka nënshkrime të PDK-së. Në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e qeverisë.”, ka thënë ajo.