Albulena Haxhiu s’e le rehat LDK-në, ia përmend deklaratat e gjermanëve

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ia ka përsëritur partisë së Isa Mustafës, qëndrimin e deputetëve gjerman për çështjen e presidentit, temë kjo që po i lë pa marrëveshje LDK-në e VV’në.

Deputetët gjermanë në Kosovë patën mesazhe të qarta për LDK’në e VV’në e për koalicionin, derisa, e përcjellën në vend edhe një qëndrim për Lidhjen Demokratike të Kosoëvs, që është duke insistuar në postin e presidentit.

Dy deputetët pas takimit me Kurtin e Mustafën thanë se nuk është koha që tani të zgjidhet presidenti, por, të formohet qeveria.

Ky qëndrim është pranuar mirë nga partia e Albin Kurtit. Nga kryesia e VV’së, Albulena Haxhiu ka shkruar në Facebook se ajo që thanë deputetët është mesazh i qartë.

“Mesazh i qartë. Tash për tash nuk është koha që të zgjidhet presidenti por të formohet qeveria”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që LDK e VV kanë ngrirë bisedimet tash e një javë pasi që nuk po mund të dakordohen për postin e presidentit.