Albulena Haxhiu: Pasuria e pajustifikueshme e zyrtarëve do të konfiskohet nga Gjykata

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur para deputetëve për ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se pasuria nuk do të konfiskohet nga një Agjencion, por nga gjykata.

“Agjencioni nuk e konfiskon pasurinë e një zyrtari, por e konfiskon gjykata, nuk është e drejtë me japë informacione të gabuara”, tha ajo para ligjvënësëve.

Ministrja Haxhiu më tej tha se do të jetë edhe e drejta e ankesës, kundër vendimit të gjykatës.