Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se meqë e dijnë se si ka vendosur populli, tentojnë që këtë vullnet të popullit ta mbysin me pazare e kushte parazgjedhore për emrin e kryeministrit.
Kjo deklaratë e Haxhiut është bërë kur kanë mbetur 2 orë e 10 minuta deri në përmbylljen e afat për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, shkruan Ballkani.info.
Po ashtu kjo deklaratë vije në momentin kur nuk ka lëvizje nga pozicionet që LDK dhe VV të shkojnë bashkë në zgjedhje.
“Besimi që ta jep populli, është mbi gjithçka tjetër dhe nuk lejojmë që këtë besim ta përmbysin pazaret. Lëvizja VETËVENDOSJE!, shpresa e vetme. 6 tetori do ta vërtetoj këtë!”, ka shkruar Haxhiu. /Ballkani.info/







