Albulena Haxhiu fushatë për burrin në Malishevë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë sot fushatë në Malishevë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, është parë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Alban Krasniqi.

Krasniqi është kandidat për asamblist në këtë komunë.

“Nga sheshi i dëshmorëve në Malishevë! #144 Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.