Albright takohet me Feride Rushitin

Ish sekretarja e shtetit Madeline Albright në mesin e takimeve të shumta është takuar edhe me Feride Rushiti, drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ato biseduan për zhvillimet dhe shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë takimit, Reshiti i ka dhuruar sekretares Albright një broshë të punuar me dorë nga të mbijetuarat e dhunës seksuale të Drenicës dhe librin “Unë, e mbijetuara”.