Albright: Mezi pres të punojë me të gjithë ju për një të ardhme të ndritshme

Shefja Ekzekutive e Sfidave te Mijëvjeçarit (MCC),  Alice Albright, ka folur përpara nënshkrimit të marrëveshjes prej prej 236.7 milionë dollarë mes Kosovës dhe SHBA-së.

Albright tha se komponenti kryesor i investimit është ruajtja e baterive në shkallë të gjerë.

“Ai do të rrisë fleksibilitetin në rrjetin e vendit, do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë elektrike adekuate dhe duke e bërë këtë, do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës”, është shprehur Albrihght.

Tutje, ajo përmendi edhe problemet me energjinë elektrike me të cilat Kosova është duke u përballur vitet e fundit.

“Furnizimi aktualisht jo i besueshëm me energji elektrike dhe kërkesa për energji në Kosovë ka tejkaluar shumë furnizimin, ky është një problem që pritet të përkeqësohet. Katër nga dhjetë familje në Kosovë aktualisht përjetojnë një formë të varfërisë energjetike”, është shprehur Albright, njofton Klankosova.tv.

Në fund, ajo tha se mezi pret të punojë me të gjithë, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme për popullin e Kosovës.

Kujtojmë se Alice Albright është vajza e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.