Albright merr pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në sallën kulturore të Katedrales “Nënë Tereza”, Filharmonia e Kosovës sonte ka mbajtur koncert.

Në këtë koncert mori pjesë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, presidenti Hashim Thaçi, ish-presidentët Fatmir sejdiu dhe Atifete Jahjaga, ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, e shumë përfaqësues tjerë politikë.

Albright së bashku me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kanë arritur sot në Kosovë për të marr pjesë në festimin e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës.