“Albini i vogël” mbetet jashtë listës për deputetë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri sot ka zyrtarizuar emrat e dy kandidatëve që do t’i hyjnë garës për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gazeta Express nga burimet e saja ka arritur të siguroi numrin e votave për secilin kandidatë nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri.

Më e votuara në këtë listë ka qenë Fjolla Ujkani me 48 vota, pastaj Besim Muzaqi me 36.

Burhan Braha ka marrë 35 vota, ndërsa Bahrije Ademi ka marrë 28 vota të Këshillit të LVV-së së Qendrës në Vushtrri.

Ndërsa jashtë ka mbetur Gazmend Gjyshinca, ku mori vetëm 19 vota, duke e lënë atë jashtë garës për deputet.

Kujtojmë se këto janë vetëm propozimet e degëve që i ka votuar Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosjes. 25 për qind të listës e propozon lideri i VV-së, Albin Kurti dhe 25 për qind Kryesia e kësaj partie.