“Albini i pushtetit është egoist, ai i burgut idealist”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani është deklaruar së fundmi për pjesën e jetës që e ka kaluar në burg.

Hasani, një kohë në burg ka qëndruar edhe me kryeministrin e tanishëm të vendit, Albin Kurti.

Thotë se edhe ai ka vuajtur pasojat e njëjta, dhunën e njëjtë, e shtypjen e njëjtë nëpër burgje.

E, për Kurtin e burgut ka fjalë të mëdha, ndërsa për të pushtetit një mendim krejt tjetër.

“Por tani Albini i pushtetit dhe Albini i burgut janë dy. Albini i pushtetit është i papërgatitur me Albinin e luftës dhe të burgut. Albini i burgut është rezistencë, është kreativ, është idealist, është i qëndrueshëm, por Albini i pushtetit është tjetër, është egoist, edhe është vetjak, për mua i kem dy Albina brenda vetes”, është shprehur Nait Hasani për FrontOnline.

Ndërsa, deklaron se Kurtin e kanë rrethuar njerëz lakmitarë e të cilët e kanë shndërruar në egoist.