këngëtari i njohur

Albin Xhepa po thyen çdo rekord, për 8 ditë 10 mbrëmje

Gjithnjë ishte këngëtar i zoti, por publiku i gjerë ndoshta edhe nuk i njihte shumë. Mirëpo, tash, ai është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar në tregun shqiptar.

Bëhet fjalë për Albi Xhepën, i cili nën menaxhimin e të njohurit, Enis Fetahu, po i arrin majat në çdo aspekt.

Gati çdo natë, Albi ka mbrëmje, mirëpo duket se rekordin personal do ta thyej për festat e fundvitit.

Brenda tetë ditës, Albi Xhepa do t’i ketë 10 koncerte.

Duke filluar nga sonte dhe deri më 4 janar, Albi do të jetë në Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri, Prizren, Ferizaj…