Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se kryeministri Kurti më gjatë ka shkruar kur ka vdekur Oliver Ivanoviq, sesa për Haxhi Thaçin.

Këtë, Syla e ka quajtur turp.

“Albin pak ma gjatë ke shkru për Oliver Ivanoviqin. Turp”, ka shkruar ai.

Theksojmë se Kurti përveç shkrimeve, e pati përkujtuar edhe me video Oliver Ivanoviqin, në pesë vjetorin e vrasjes së tij.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, thoshte mes tjerash ai.

@ballkani.info

Haradinaj shkon në të pame te familja Thaçi, tregon i emocionuar kur u takua për herë të fundit me Bacin Haxhi

♬ Very Sad – Enchan