Nëse Albin  Kurti mori rrugën deri në Tiranë për të goditur oligarkët, që po i marrin frymën Shqipërisë, homologu i tij shqiptar ka nxituar t’u dalë menjëherë në mbrojte atyre.

Kryeministri Rama pretendoi se: “Nëse ky do të ishte një vend ku oligarkët bëjnë ligjin… shikoni sa i kanë paguar shtetit… 125 milionë dollarë në qeverisjen tonë. Çfarë influence kanë mbi ne këta?! Këta janë njerëzit më të taksuar dhe kontribojnë më shumë në buxhetin e shtetit.”

Gjatë prezantimit në mjediset e teatrit ArtTurbina të paketës ligjore “Anti- KÇK” ai tha se “emrat e top 10 më të mëdhenjve” janë të njëjtët “e atyre top 10 të katër viteve më parë”. Por edhe vetë alibia që gjeti Rama, e diskrediton mbrojtjen që u përpoq të bëjë ai. Nëse më të mëdhenjë janë ata të kohës së Berishës, ai i fitoi votat në 2013, duke thënë se kur të vinte në pushtet do të përmbyste raportin ku një grusht njerzish (5%) kishin pasuri sa pjesa tjetër (95%) e popullsisë.