Albin Kurti viziton ekspozitën e piktorit Emrush Xhemajli (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar ekspozitën personale të piktorit, Emrush Xhemajli, e cila u mbajt e hapur në Muzeun e Kosovës, me ç’rast ai ka shkruar edhe disa fjalë në librin e kujtimeve.

Kjo ekspozitë e cila mban titullin “Portretet e dëshmorëve dhe personaliteteve historike kombëtare” pritet të hapet nga data 16 tetor, edhe në Galerinë Nacionale të Maqedonisë e cila ndodhet në Shkup.

Kurti ka thënë se duke parë portretet e dëshmorëve dhe personaliteteve historike në këtë ekspozitë, tani ndjehen më afër këto figura të shquara të historisë sonë, njofton Klan Kosova.

“Ngjyra të gjalla të veprimtarëve që s’do vdesin kurrë e të luftëtarëve të paepur. I ndjejmë më të afërt tani pasi kemi parë këto portrete. Nuk na shqiten nga mendja kur largojmë sytë prej tyre teksa na duket që i kemi njohur mirë, porsi shoqet e shokët që kemi sot. Emrush Xhemajli ka arritur të na prezantojë ngrohtësinë e krenarisë dhe veprimin e ngjyrës në qetësinë e disa prej patriotëve më të shquar që kemi në historinë tonë”, ka shkruar Kurti në librin e përshtypjeve