Albin Kurti viziton AKI-në, krerët e të cilës thoshte se do t’i shkarkonte

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka njoftuar se të martën ka vizituar Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në 11 vjetorin e themelimit të saj.

Kurti thotë se në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor pune e këtij institucioni është e domosdoshme për sigurinë e vendit.

“Sot kam vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në 11 vjetorin e themelimit të saj dhe i kam falënderuar për punën e tyre. Në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor ku ne kemi pasur dy grushte shteti të dështuara në 3 vitet e fundit puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, shkruan Kurti në Twitter, raporton Ballkani.info.

Kurti kishte thënë me herët se do t’i shkarkojë drejtuesit e rinj të AKI-së, të emëruar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj. Megjithatë, ai sot është takuar me ta, drejtorin Kreshnik Gashi dhe kryeinspektorin, Burim Ramadani. /Ballkani.info/